Projekti “mirë se vjen bebe”, certifikatë të lindjes brenda 48 orësh
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dhe ai Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski....

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dhe ai Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, promovuan sot projektin “Mirë se vjen bebe”. Projekti parasheh që foshnjat e porsalindura brenda 48 orësh, përkatësisht derisa ata janë në spital, të pajisen me certifikatën e lindjes. Në maternitete e qytetit të Shkupit projekti do të fillon me 24 Korrik ndërsa në 18 spitalet tjera gjinekologjike të vendit prej në shtatorit.
“Kusht për marrjen e certifikatave është që prindërit të kenë vendosur emrin për fëmijën dhe të dy prindërit të kenë letërnjoftim, ndërsa ato foshnje që s’kanë emër, certifikatat e tyre prindërit do të duhet t’ua marrin me procedurë normale, pra në sportelet adekuate”,- tha ministri i Shëndetësisë, Arben Travari.
“Është një projekt që po realizohet në bashkëpunim me disa dikastere, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë e atë të Drejtësisë, ndërkohë për realizimin e këtij projekti janë siguruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe kuadri”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Certifikata e lindjes edhe më tej do të kushtojë 150 denarë. (Sevdije Metaj, TVM2)
