Tetovë, banorët: Reshjet sjellin frikën e vërshimeve

21.07.2017 16:40

Shiu i rrëmbyeshëm, që e kaploi mbrëmë pjesën e Pollogut....

Shiu i rrëmbyeshëm, që e kaploi mbrëmë pjesën e Pollogut, ka bërë që pikat kritike që u vërshuan para dy vitesh të jenë përsëri në rrezik.

Gjendja më serioze pas reshjeve të shiut ka qenë në rrugën Shipkovic-Brodec. Banorët thonë se janë të frikësuar për rrezikun e vërshimeve çdoherë që bie shi, prandaj kërkojnë nga autoritet qendrore dhe lokale të nis ndërtimi i digave në të gjitha pjesët e shtretërve të lumenjve.

Edhe lumi në fshatin Poroj nuk ka më shumë se tre muaj që doli nga shtrati dhe vërshoi çdo gjë që i doli  përpara, ndërsa mbrëmë sasia e ujit u rrit dukshëm duke shkaktuat dëme bujqësore në fshatin Trebosh.

Nga komuna e Tetovës me një komunikatë me shkrim janë  shprehur se menjëherë pas reshjeve të shiut ditën e djeshme komuna ka angazhuat makineri për intervenim në pikat kritike. (Visar Sadiki, TVM2)