Zaev: Nga një shtatori rritet paga minimale
Nga një shtatori paga minimale do të rritet në 12 mijë denarë....

Nga një shtatori paga minimale do të rritet në 12 mijë denarë, deklaron kryeministri, Zoran Zaev. Ai një prononcim të tillë e bëri në Shtip pas vizitës së punëtorëve të tekstilit dhe industrisë së lëkurës.
Qeveria ka filluar të përgatisë ambientin për rritjen e pagës minimale, e cila siç e dinë qytetarët është me tendencë të rritjes prej 12 mijë denarësh.
“Ne jemi serioz në vendimin dhe dëshirojmë që në mënyrë pragmatike, në bisedë me qytetarët tanë, para së gjithash me punëtorët, me pronarët, të bisedojmë që këtë masë dalëngadalë ta fillojmë me qëllimin që deri më 1 shtator të aplikohet në nivel shtetëror. Target i parë janë industria e lëkurës dhe tekstilit si më pak të paguara, me qëllim që qeveria në mënyrë të kujdesshme, me mjete buxhetore, për çka kemi ndarë 1.5 milion euro në muaj, të rregullojmë ekonominë. Po ashtu qeveria paralajmëron një pako për barazi mes kompanive vendore dhe të huaja, që do të thotë pako për lirim nga tatimi personal, tatimin në fitim dhe gjithë ajo që nënkupton grenfilld investime”,- tha Zaev.
