Jerusalem, myslimanëve nën 50 vjet nuk u lejohet ta vizitojnë vendin e shenjtë
Policia e Izraelit ka njoftuar se myslimanët e moshës nën 50 vjet.....

Policia e Izraelit ka njoftuar se myslimanët e moshës nën 50 vjet nuk mund ta vizitojnë tempullin e kontestuar në Jerusalem para protestave të pritura për shkak të masave të reja të sigurisë atje.
“Hyrja në Qytetin e Vjetër dhe Tempullin e Lartë do të jetë e lejuar vetëm për meshkujt 50 vjeçar ose më të vjetër. Femrat e të gjitha moshave do të lejohen”,- theksohet në kumtesën e sotme të Policisë izraelite.
Tensionet janë shtuar pasi Policia e Izraelit ka vendosur detektorë metalikë në hyrje të kompleksit të xhamisë, Haram al-Sharif, pas vrasjes së dy policëve izraelitë gjatë një sulmi terrorist javën e kaluar.
Tempulli konsiderohet i shenjtë nga myslimanët dhe hebrenjtë. Liderët myslimanë u kanë thënë besimtarëve që të falen në rrugët afër tempullit, në mënyrë që mos të kalojnë nëpër detektorët metalikë.
