ShBA, dorëhiqet zëdhënësi i Trumpit
Zëdhënësi i ekipit ligjor personal të presidentit amerikan, Donald Trump....

Zëdhënësi i ekipit ligjor personal të presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e avokatëve të presidentit për të kufizuar lirinë e veprimit të ekipit që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në presidencialet e 2016-s.
Mark Corallo ishte zëdhënësi i Marc Kasowitz, njeriu që po mbron Trumpin në këtë çështje. Corallo ka lidhje të afërta me prokurorin e posaçëm, Robert Mueller, që drejton hetimin e Rusisë dhe sipas Politicos, e ka lavdëruar dhe hapur punën e bërë prej tij.
Mueller ka tërhequr emra të mëdhenj në ekipin e tij që po heton gjithashtu nëse Trumpi është përpjekur të pengojë drejtësinë me shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në fillim të vitit, kur Comey ishte duke udhëhequr hetimet e Byrosë Federale për ndërhyrjen e Moskës.
Ekipi ligjor i Trumpit nuk ka bërë ende asnjë koment mbi çështjen. Por, një këshilltar i president thotë se ai thjesht ka shprehur kuriozitet mbi shtrirjen e autoritetit të vet, si dhe mbi limitet e hetimit të Muellerit.
