Maqedoni

Ribalanci i buxhetit, vazhdon shqyrtimi i amendamenteve

22.07.2017 17:24

Komisioni për financa dhe buxhet me kundërshtime midis pozitës dhe opozitës ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve...

Komisioni për financa dhe buxhet me kundërshtime midis pozitës dhe opozitës ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve, të parashtruara kryesisht nga opozita. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së kanë kërkuar 123 milion denarë për kompenzimin e dëmeve të shkatuara në rajonin e Ohrit, Strugës dhe Prespës.  
 
“Konsiderojmë se qasja e këtillë do të jetë e përgjegjshme dhe do të thoshte ndihmë direkte për ata që janë të dëmtuar nga tërmetet. Nuk është shuma e madhe dhe konsiderojmë se në buxhet ka mjete që të mundet këtë ndihmë banorëve e Ohrit, Strugës dhe Prespës tua mundësojë”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Mirëpo mazhoranca hodhi poshtë kërkesat dhe arsyetimet e opozitës. Sipas tyre, bëhet fjalë për keqpërdorim të situatës në këtë rajon . Qeveria ka mjete të dedikuara për fatëkeqsi natyrore sqaruan ata.
 
“Si është e mundur që të mos jeni të informuar se gjatë çdo fatkeqsie natyrore në secilën komunë ka komision i cila vërrteton dëmin dhe ato komisione punojnë.  Vetëm pak ta kishit shoshitur amandamentin do të kuptonit se për dëmet të cilat sipas kriteriumeve mund të pranohen e të cilat i vërrteton komisioni për evidentimin e dëmeve se mjete të tilla ekzistojnë në buxhet”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
 
“Amandmani është i dorzuar dhe nuk është i nevojshëm që të parashikohen mjete as për Ohrin dhe rrethin e Ohrit nga tërmetet e fundit për arsye se dihet se çfar dëmi është shkaktuar dhe nuk ka ndonjë dëm material për veq dëm psiqik që ka ndikuar te fëmijët dhe për atë kërkohet nga ne që të mos keqpërdorim tërmetet e fundit që kan ndodhur”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.
 
Veç kundërshtimeve në Komisionin për financa dhe buxhet rishikimi i buxhetit, ka përplasur VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-ë edhe jashtë tij.
 
VMRO-DPMNE në një  kumtesë me shkrim ka akuzuar se Qeveria për më pak se dy muaj e ka detyruar shtetin për rreth 70 milionë euro dhe se me ribalancin e Buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë se e planifikuara.
 
Nga ana tjetër ka reaguar LSDM-ja nga ku thonë se ribalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë dhe rritje e mëtejme e përgjithshme e pagave për qytetarët.
 
NAIM RAMADANI