Botë

Betohet presidenti i ri i Ukrainës

07.06.2014 16:52

Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë sot betimin në parlament....

Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë sot betimin në parlament. 
 
Menjëherë pas betimit, ai i ka thënë se Ukraina ka nevojë për paqe, siguri dhe unitet. Ai poashtu ka theksuar se mundesitë shumë të mëdha që i janë hapur Ukrainës me rënien e tiranisë, rrëzimit nga pushteti të ish presidentit, Viktor Janukoviq, pengohen nga ngjarjet në Donbas.
 
Për unitetin e Ukrainës është luftuar me gjenerata nga patriotët ka shtuar ai ndërsa i ka bërë thirrje audiencës në inaugurimin e tij që të nderojë atë pjesë të historisë me një minutë heshtje. Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje kryengritësve që të lënë armët ndërsa ka ofruar aministi për ata që nuk kanë gjak në duart e tyre. 
 
Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Llukashenka, i dërguari me punë i Rusisë në Kiev dhe Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.