Botë

Filipine: Kongresi e vazhdoi ligjin ushtarak në pjesën jugore

22.07.2017 20:03

Kongresi i Filipineve në mënyrë unanime e ka miratuar kërkesën e presidentit, Rodrigo Duterte...

Kongresi i Filipineve në mënyrë unanime e ka miratuar kërkesën e presidentit, Rodrigo Duterte, për vazhdimin e sundimit të ligjit ushtarak në ishullin e trazuar, Mindanao, deri në fund të vitit.
 
Me këtë lëvizje, presidenti Duterte do të ketë më tepër kohë për tu ballafaquar me ekstremistët e armatosur, që janë aleatë të Shtetit Islamik.
 
Duterete tha se zgjatja ishte e domosdoshme për t’i shkatërruar ekstremistët, por kritikët thonë se kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve për rritje të autorizimeve.
 
Ushtria e Filipineve po e vazhdon luftën dymuajshe për rimarrjen e kontrollit në Maravi.
 
Së paku 428 militantë, 105 ushtarë dhe policë, dhe 45 civilë, janë vrarë prej se kanë filluar luftimet. Sundimi ushtarak e lejon ushtrinë që ta zbatoj ligjin dhe t’i burgos njerëzit pa aktakuzë për periudha të gjata.