Maqedoni

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi i mundshëm lokal

23.07.2017 12:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites në pjesët veriore të vendit do të ketë zhvillim lokal...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites në pjesët veriore të vendit do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri 39 gradë.
 
Indeksi UV  do të ketë vlerën 9.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 38 gradë Celsius.
 
Deri të martën temperaturat do të jenë në rritje të përditshme. Duke filluar nga nesër në pjesë më të madhe të vendit temperatura do të kalojë 35° С, ndërsa në juglindje do të arrijë edhe 40° С.  Indeksi UV sërish do të ketë vlerë të lartë 9.
 
Nesër dhe të hënën nuk përjashtohet paraqitja e rrallë e shiut me bubullima, para së gjithash në zonat malore në perëndim dhe juglindje. Ndryshim dhe më freskët pritet nga e marta nga fundi i ditës, por edhe të martën do të jetë shumë ngrohtë./mia