Botë

Dy tërmete mesatare janë regjistruar në ishullin Kos

23.07.2017 12:27

Pas tërmetit të fuqishëm të premten, ku humbën jetën dy persona, ishulli grek Kos mbrëmë në afat prej disa minutave...

Pas tërmetit të fuqishëm të premten, ku humbën jetën dy persona, ishulli grek Kos mbrëmë në afat prej disa minutave, ishte goditur nga dy tërmete mesatare.
 
"Tërmeti i parë ishte me intensitet prej 4,4, ballës sipas shkallës së Rihterit në orën 20 e nëntë minuta sipas kohës lokale, ndërsa 16 minuta pasoi tërmet prej 4,6 ballëve", kumtoi Instituti Gjeodinamik i Athinës.
 
Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në verilindje të ishullit, në thellësi prej 10 kilometrave.
 
Qindra banorë dhe turistë natën e kanë kaluar në parqe apo në automobilat e tyre./mia