Botë
Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Venezuelë
23.07.2017 13:00
Policia e Venezuelës e arrestoi gjykatësin e nominuar në Gjykatën Supreme, Anhel Serpa, njoftoi opozita...

Hulio Borhes nga partia opozitare në Tuiter shkroi se autoritetet nuk kanë arsyetim për arrestimin e Serpas dhe e akuzoi policinë se është në "shërbim të diktaturës" të presidentit Nikolla Maduro.
Qeveria e Maduros refuzon t'i njoh 33 gjykatës në Gjykatën Supreme, të emëruar nga Parlamenti, i cili është nën kontroll të opozitës.
Opozita pas përleshjeve të mbrëmshme me policinë paralajmëroi grevë edhe 48 orëshe që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten.
Disa mijëra njerëz mbrëmë tentuan të protestojnë para Gjykatës Supreme në shenjë mbështetje të gjykatësve të emëruar nga opozita, por u penguan nga policia.
Planin e Maduros deri tani e dënuan Bashkimi Evropian, Organizata e Shteteve Amerikane dhe Kisha katolike./mia
