Maqedoni
Zyrtarizimi i shqipes, analistët: Qasje serioze për ligj sa më të avancuar
23.07.2017 15:12
Të ndara janë qëndrimet e analistëve politik lidhur me paralajmrimet e kryeministrit Zoran Zaev se avancimi i gjuhes shqipe me ligj do te behet...

Të ndara janë qëndrimet e analistëve politik lidhur me paralajmrimet e kryeministrit Zoran Zaev se avancimi i gjuhes shqipe me ligj do te behet realitet para zgjedhjeve locale.
Analisti Albert Musliu është i mendimit se ky ligj mund të bëhet realitet vetëm nëse nuk mbetet vetëm premtim deklarativ, ndërsa profesori universitar Mersel Bilalli thotë se nxitimi gjatë përpillimit të ligjit, mund të vë në pikpyetje avancimin real të shqipes.
“Unë nuk kam vërejt ndonjë dilem e të gjtihë pjesëmarësit në Qeveri a do të miratohet ai ligj dhe në çfarë formati. Formati është i limituar me Kushtetutën për arsyje se fatëkeqësisht momentalisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshme për të ndryshuar kushtetutën por për ndryshe nuk shoh atmosfer negative lidhur me miratimin e këtij ligji”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
“Në qoftë se shpejtohet besoj se do të kemi një ligj më pak i avancuar ose një ligj i cili do të përpunoheshte pas disa muaj dhe do të miratoheshte pas zgjedhjeve lokale. Megjithatë partit politike me siguri kalkulojn për interesat e veta dhe janë në shpejtim në këtë drejtim. Pra Besoj se një vëzhgim serioz i komisionit të Venedigut dukshëm do ta pengonte gjykatën Kushtetuse të ngrit procedura që ti shfuqizonte disa përcaktime të ligjit pra jo rastësisht potencoi që ndoshta është mirë të pritet edhe pak edhe pse ambienti politik fokusohet në drejtim presioni që të kemi para zgjedhjeve”, shprehet profesori universitar Mersel Bilalli.
Edhe përkundër deklarimeve të politikanëve, sipas Bilallit dhe Musliut miratimi i ligjit nuk është procedurë aq e lehtë. Nëse flitet për ligj të mirfilltë për gjuhët i cili në thelmb do të garatonte përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet.
Për Musliun dhe Bilallin nu ka dyshime se në këtë drejtim duhet qasje serioze, pa ndikime dhe presione politike, me karakter gjithpërfshirës .
“Ka rekomandime, janë bërë shumë hulumtime të ndryshme dhe madje egziston dhe një dokument shumë i mirë që do të thotë rishqyrtimi I MO-së nga aspekti i hohezionit social dhe aty ka rekomandime shumë të mira për mënyrën se si të zyrtarizohet konform Kushtetutës gjuha shqipe dhe si tu lehtësohet qytetarëve përdorimi i sajë të plotë për nevojat e tyre dhe jo vetëm të jetë pjesë e spinit politik por të jetë pjesë e realizimit të nevojave reale të shqiptarëve”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
“E kanë gabim ata të cilët mendojnë se shumë shpejtë mund të bëjnë një ligj të avancuar sepse kemi edhe rreth 200 dokumente ndërkombëtare të cilat janë të lidhura me të drejtat individuale të individve qoftë dhe si e drejtë konsimatori. Një makin shtëpiak që prodhohen diku dhe vetë gjuha e përmbajtjes së deklaratës të atij produkti është një çështje që del nga obligimet ndërkombëtare që duhet të përfshihet në gjuhët zyrtare”, shprehet profesori universitar Mersel Bilalli.
Kryeministri Zaev këtë javë deklaroi se ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgaditet dhe se ka gjasa që deri para zgjedhjeve lokale i njejti të kalojë në seancë qeveritare.
Ky ligj në thelb do ti jepte fund interpretimeve të ndryshme të ligjit egzistues për gjuhët a është ose jo shqipja gjuhë zyrare dhe në cilat institucione mund të përdoret, vlersuan ekspertet.
REXHEP QAMILI
