Maqedoni

Delegacion i qeverisë për vizitë në BeH, Zaev-Zvizdiq: Po dërgojmë mesazh bashkpunimi

23.07.2017 15:39

Maqedonia dhe BeH kanë mardhëne të shkëlqyera, konstruktive ndërsa këtë po e dëshmojnë me bashkpunimin midis veti...

Maqedonia dhe BeH kanë mardhëne të shkëlqyera, konstruktive  ndërsa këtë po e dëshmojnë me bashkpunimin midis veti kanë vlersuar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq pas një takimi tëpërbashkët në Sarajevë. 
 
“Sot edhe në vepër dërgojmë mesazhin se BeH dhe Maqedonia me nënshkrimin e marrveshjeve dhe memorandumeve të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë dhe BeH-së filluan të dëshmojnë në vepër bashkëpunimin rajonal. Mbetet në vizitën kthyese që të nënshkruajmë edhe marrveshjet për pranimin e ndërsjelltë të lejeve për vozitje, lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime, të hapin linjë ajrore midis dy vendeve ndërsa gjithashtu morëm obligim që t’i shmangim barierat doganore”, shprehet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
 
“Ky është një akt shum i rëndësishëm midis BeH dhe Maqedonisë të cilat nuk kanë asnjë çështje të hapur. Mardhëniet tona janë cilsore konstruktive dhe miqësore si dhe janë në rritje në kuadër të bashkpunimit politik, ekonomike dhe kulturorë të bazuara në kuptimin e ndërsjelltë dhe kutohet të bazuara në prioritetet regjionale për të cilat jemi të përkushtuar të gjithë në rajonin  e Ballkanit Perëndimorë ndërsa ato janë integrimet euroatlantike si një nga qëllimet e përbashkëta politike”, shprehet kryeministri i BeH, Denis Zvizdiq. 
 
Në vizitën e parë zyrtare në BeH, kryeministri Zaev, po qëndron i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri pa resor i angazhuar për diasporë Edmond Ademi.
 
Delegacioni qeveritarë i kryesuar nga kryeministri Zaev ka realizuar më shumë takime me zyrtarë të lartë të BeH.
 
Zaev është takuar edhe me kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese pranë Asamblesë Parlamentare të BeH-së, Shefik Xhaferoviq.
 
Ndërkohë  minsitri i brendshëm Oliver Spasovski ka takuar homologun e tij boshnjak Dragan Mekitiq me të cilin kanë folur për nënshkrimin e marrveshjes për lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime.
 
Edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka realizuar takim me homologun e tij boshnjak Mirko Sharoviq. Dy ministrat kanë inicuar nënshkrimin e marrveshjes për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.
 
NAIM RAMADANI