Maqedoni
Sinoptikët: Nesër priten temperatura më të larta; Mjekët: Qytetarë, kujdes nga djegja e lëkurës
23.07.2017 16:41
Ambulancat janë të stërngarkuara me punë. Në linjën telefonike 194 vetëm për 2 ditë janë paraqitur rreth 250 pacientë që kanë kërkuar ndihmë...

Në këto temperatura përvëluese nuk duhet të kenë kujdes vetëm pleqtë, gratë shtatzëna dhe fëmijët, i nxehti ekstrem po i mundon të gjithë.
Sipas sinoptikanëve nesër pritët të jëtë akoma më nxehtë se sot. Teperaturat e ditës kanë lëvizur nga 32-37, ndërsa nesër teperaturat e ditës do të variojnë prej 33 deri në 40 gradë celcius.
“Gjatë ditës së sotme gjithashtu edhe nesër,parashikimet tona flasin për një masë të nxehtë ajri , e cila do vjen si pasoj motit të nxehetë dhe me djellë, gjatë orëve të mbremjes do të kemi vende vende reshje shiu dhe bubullima. Gjatë ditës kjo do të jëtë kryesisht nëpër vendet malore, pra në pjesën veriore të vendit, ndërsa nëser të reshurat e shiut do të lëvizin në pjesën lindore të vendit.Indeksi I valwve Ultra Vjollcw do të arrij në 9., pra deri në maksimum”, theksojnë sipnotikanët.
Indeksi UV nënkupton prognozën ditore të rrezikut të pritur gjatë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit dhe tregon shkallën e kujdesit që doemos duhet të merret parasysh para rrezitjes ,0 nënkupton rrezik minimal, ndërsa 10 është rrezik shumë i lartë.
Mjekja Sefjan Belcishta, tregon simtomat e djegjes që shkaktojne këto valë.
“Rrezet e grupës A, depërtojnë në melaninin e vetë lëkurës dhe bëjnë ndryshime në lëkurë, paraqiten disa pucrra të mbushura me ujë dhe disa pika të kuqe që mund të bëjnë probleme tek njeriu, që qojnë në kruarjen e tyre e cila vjen në infeksionin sekondar dhe pastaj mjekët duhet të japin preparate, antibiotic.. Kurse rrezet UV B, formojnë melanin të ri në lëkurën, pra depërtojnë më thellë në lëkurën e njeriut dhe e trashin pjesn e sipërme të lëkurës dhe e bëjnë të thatë, pra mund të paraqitet faza e djegies e parë, e dytë dhe e tretë”, shprehet mjekja Sefjan Ferati Belçishta.
Mjekët u rekomandojnë qytetarëve t’u përmbahet këshillave të tyre: të mos dalin jashtë në diell pa pasur nevojë, të konsumojnë ushqime dhe veshje të lehta dhe të konsumojnë më shumë ujë, si dhe lëngje pa gaz.
Teperaturat pritët të bijen të martën,ndërsa nëpër pjesët lokale të vendin të mërkurën, ejten dhe të premten ,do të ketë reshje shiu dhe bubullima.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
