Maqedoni
Reformat në gjyqësor, Osmani: Do të rritet roli i këshillit gjyqësor
23.07.2017 17:06
Do të rritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje ose disciplinimin e gjykatësve...

Do të rritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje ose disciplinimin e gjykatësve, ka deklaruar zv/kryeministri Bujar Osmani në intervistë për Radion Evropën e Lirë.
Ai ka vlersuar se i gabuar është interpretimi se mazhoranca e re parlamentare do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve.
“Një nga masat e cila është parashikuar në planin “3-6-9” është anulimi i ligjit për verifikimin e fakteve për disiplinimin e gjykatësve sepse atë e konsiderojmë si mënyrë ose instrument për presion. Ne do të rrisim rolin e Këshillit Gjyqësor në këtë pjesë, kështu që nuk do të ketë rizgjedhje gjenerale të gjykatësve por vendosje të sistemit me qëllim zgjedhjen kualitative të gjykatësve të cilit do të jenë të pavarur dhe të paanshëm në funksionin e tyre”, shprehet Zv/kryeministri Bujar Osmani.
Për sa i përket çeljes së negociatave me BE-në, Osmani ka thënë se vendit i mbetet të përmbushë detyrimet e saja por vendimin, Brukseli e merr me konsenzus të vendeve antare.
“E jona është që t’i përmbushim të gjitha parakushtet dhe të krijojmë ambient duke punuar edhe në procesin reformues edhe në trajektoren e dytë lidhur me raportet ndëretnike dhe miratimin e ligjit për gjuhët dhe zgjidhjen e problemeve me fqinjët. Paralelisht punojmë me të gjitha vendet antare të BE-së me qëllim që t’i bindim për gadishmërinë e shtetit për fillimin e negociatave megjithatë vendimi merret me konsenzus”, shprehet Zv/kryeministri Bujar Osmani.
Osmani gjithashtu ka folur edhe për zgjidhjen e problemit me emrin që ka Maqedonia me Greqinë.
Sipas tij vizitat e fundit në Athinë dhe e ndërmjetsuesit Nimic në Shkup janë sinjale pozitive ndërsa vetëm me ndërtimin e urave të komunikimit dhe largimit të paragjykimeve mund të ndërtohet bazë për zgjidhjen e kësaj çështje ka nënvizuar Osmani.
NAIM RAMADANI
