Botë
Seancë në OKB për trazirat në Jerusalem
23.07.2017 18:55
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë të hënën një seancë urgjente me qëllim të uljes së tensioneve në Jerusalem...

Mbledhja është thirrur me kërkesë të Suedisë, Francës dhe Egjiptit, konfirmoi në rrjetet sociale i dërguari i Përhershëm i Suedisë në OKB, Olof Skoog.
Qëllimi i seancës është gjetja e një zgjidhjeje për situatën në Jerusalem.
Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.
