Maqedoni

VMRO – DPMNE akuzon PSP- në se kontrollohet nga LSDM-ja

23.07.2017 18:11

VMRO- DPMNE ndërkohë ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është politike dhe kontrollohet nga partia e Zoran Zaevit...

Bojan Stojanovski nga VMRO, në një konferencë para Prokurorisë Speciale tha se të gjitha rastet e hapura nga PSP janë tërësisht konstruksione politike dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me drejtësinë.
 
“Akuzat për të gjithë këto raste të hapura janë pa asnjë provë, janë me qëllim që të bëhet persekutim politik ndaj VMRO-së, I inspiruar nga LSDM. PSP përpiqej që me para të arrinte në deklerata të rreme me qëllim që ti vërtetonte rastet e montuara. Atje ku nuk mund të blinte, PSP shërbehej me frikësim dhe kërcënim ndaj personave me qëllim që ata të vërtetonin dicka që nuk kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë por eksluzivisht me politikën. Veprimet e PSP-së prej fillimit shërbejnë vetëm për përdorimin e LSDM-së, për nxirjen e kreut të VMRO DPMNE-së”, shprehet Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE.