Rasti “Tender”, apeli vazhdon me shqyrtimin e ankesave

24.07.2017 10:17

Në Gjykatën e Apelit vazhdon shqyrtimi i ankesave për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderi”....

Në Gjykatën e Apelit vazhdon shqyrtimi i ankesave për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderi” ku e dyshuar kryesore është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska.

Kançeska-Mileska është e dyshuara e parë në rastin “Tender” për manipulim me tenderin prej 1 milion eurosh për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së.

PSP-ja ka këkuar paraburgim për ish-ministren dhe të akuzuarin e dytë, kurse masa të kujdesit, marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë, për të akuzuarin e tretë. Gjykata Penale vendosi që të gjithëve t’ua merr pasaportat.

Për këtë, ankesa ka nga të dyja palët, nga të akuzuarit dhe nga PSP-ja. Gjykata e Apelit ka marr vendimin që t’i refuzojë të gjitha ankesat në rastin “Titanik”, që do të thotë se të akuzuarve në këtë lëndë nuk do ju kthehen pasaportat por nuk do të ketë as paraburgim siç kërkonte PSP-ja.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore.