Gjuriç: Është në interes të Serbisë, dialogu me Kosovën
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq....

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë dhe se do të dëshironte që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje.
Gjuriç, duke folur në televizionin publik serb RTS, ka thënë se është në interes të Beogradit të dialogojë, por marrëveshja eventuale duhet të jetë në interes të popullit serb, përcjellë Telegrafi. Ai tha e Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve.
“Edhe presidenti Vuçiq publikisht ka bërë thirrje për bisedime lidhur me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha ai, duke shtuar se “dialogu i brendshëm për këtë çështje është i rëndësishëm për Serbinë”.
Gjuriq kritikoi të gjithë ata që e sulmojnë Vuçiqin për shkak të thirrjes për dialog, duke thënë se këtu qëndron edhe dallimi mes burrështetasve dhe politikanëve.
