Tiranë, Ilir Meta, betohet si president
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të marrë sot zyrtarisht detyrën si Kryetar i Shtetit shqiptarë....

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të marrë sot zyrtarisht detyrën si Kryetar i Shtetit shqiptarë. Ceremonia e betimit të tij në Kuvend do të mbahet në orën 18:00 të pasdites.
Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.
