Maqedoni
Kapen 35 kilogram marihuanë
07.06.2014 17:01
Ministria e Punëve të brendëshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave kanë kapur 35 kilogram marihuanë...
Ministria e Punëve të brendëshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave kanë kapur 35 kilogram marihuanë.
Me këtë aksion siç ka bërë të ditur Ministreja e Brendëshme Gordana Jankulovska është ndërprerë një kanal ndërkobëtarë i drogës nga Shqipëria , e cila nëpërmjet Maqedonisë dhe Greqisë si destinacion kishte europën perëndimore.
“Gjat tentimit për të kaluar vendkalimin Bogorodicë me automjetin Pezho partner, nga një shtetas i Shqipërisë i moshës 32 vjeçare, është bërë tentim për bartjen e drogës.Gjat kontrollit qeni ka reaguar në pjesën e pasme të automjetit dhe pas kontrollit të detajuar, në një bunker special u gjetën paketimet e marihuanës, e cilësisë së lartë e cila në trgun e zi arrinë vlerën prej 100 mij eurosh”, shprehet Ministreja e Brendëshme Gordana Jankulovska.
Prokuroria publike në Veles ka parashtuar padi penale ndaj shtetasit të Shqipërisë me iniciale S.R , ndërsa MPB po ndërmerr masa për të zbuluar persona tjerë të involvuar në këtë rast. Ndërkohë policia në Shqipëri në një aksion për parandalimin e kultivimit të lëmndëve narkotike në Vlorë, ka asgjësuar ka asgjesuar 200 rrënjë kanabis, në Shkodër jasnë asgjësuar 470 rrënjë, ndërsa parcela me kanabis janë asgjesuar edhe në Lushnjë.
AFRIM TANALLARI
