Sulmi - shpërthen makina bombë në Kabul, 24 të vdekur, 42 të plagosur
Kabuli është tronditur nga një tjetër sulm me bombë.....

Kabuli është tronditur nga një tjetër sulm me bombë nga i cili 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare, teksa bëhet e ditur se lënda shpërthyese ka qënë e montuar në një makinë dhe është aktivizuar nga agresori në momentin që ky i fundit ndodhej në brendësi të mjetit.
Sulmi kishte si objektiv një autobus i cili po transportonte zyrtarë të qeverisë të cilët punojnë për Ministrinë e Minierave. Shpërthimi është marrë menjëherë për sipër nga talibanët, të cilët përmes rrjeteve të komunikimit shpërndanë lajmin se gjithçka ishte një vepër e tyre.
Ndërkohë, me kujdes po monitorohet edhe gjëndja e të plagosurve. Mjekët shprehen se disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndaj nuk përjashtohet as mundësia që të ketë një përkeqësim të bilancit të viktimave.
