Jordani - incident në ambasadën izraelite, vriten dy jordanezë, plagoset roja hebre
Një incident në Ambasadën e Izraelit në Aman të Jordanisë....

Një incident në Ambasadën e Izraelit në Aman të Jordanisë i ka kushtuar jetën dy jordanezëve, ndërsa një hebre është plagosur.
Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se dy punëtorë kishin mbërritur në ambientet e misionit diplomatik për të ndërruar disa prej mobilieve, por njëri prej tyre ka sulmuar papritur një roje sigurie me kaçavidë.
Si pasojë e sulmit një nga punëtorët, një 17 vjeçar jordanez dhe qiradhënësi i ndërtesës u vranë, ndërsa roja e sigurisë u plagos.
Pronari i ndërtesës mbeti viktimë e rrethanave. Ndërtesa është mbyllur dhe stafi është evakuuar.
Ambasada izraelite e fortifikuar rëndë është e vendosur në lagjen Rabiyeh, një pjesë e pasur e kryeqytetit.
Sipas Konventës së Vjenës të vitit 1961, tha Ministria e Jashtme izraelite, roja i sigurisë ka imunitet nga hetimi dhe arrestimi.
Incidenti vjen në një kohë të rritjes së tensioneve midis Izraelit dhe botës myslimane mbi Izraelin lidhur me vendosjen e detektorëve metalikë në xhaminë e shenjtë el-Aqsa.Të dielën, Jordania kërkoi një takim urgjent të Ministrave të Jashtëm arabë për të diskutuar situatën.
Mijëra jordanezë dolën në rrugët e Ammanit pas namazeve të së premtes për të denoncuar masat izraelite në kompleksin e xhamisë Haram al-Sharif.Jordania është kujdestari zyrtar i vendeve të shenjta myslimane në Jeruzalem.
