Prej nesër më freskët me shi të përkohshëm dhe vetëtima
24.07.2017 13:01
Ulja e temperaturave të ditës, shi lokal dhe vetëtima....

Ulja e temperaturave të ditës, shi lokal dhe vetëtima, paralajmëron për nesër dhe të mërkurën Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Do të fryjë edhe erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Të enjten reshje do të ketë në më shumë vende, ndërsa në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima të rralla.
Temperatura e ditës gjatë dy ditëve të ardhshme do të shënojë ulje graduale, ndërsa ulje më të konsiderueshme do të ketë të enjten, kur moti do të jetë më i freskët.
Nga e premtja pritet stabilizim dhe rritje e sërishme e temperaturës së ajrit.
