Maqedoni

Në Hotël Të Likovës U Përkujtua Beteja E Mateçit

07.06.2014 17:04

Në praninë e veteranëve e invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve dhe mysafirëve të tjerë në fshatin Hotël të Likovës...

Në praninë e veteranëve e invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve dhe mysafirëve të tjerë në fshatin Hotël të Likovës u mbajt manifestimi përkujtimor “ Çlirimi i Karadakut të Kumanovës".
 
Është ky manifestim me të cilin përkujtohet 6 qershori i vitit 2001 , kur u zhvillua njëra ndër betejat më të lavdishme të ish UÇK-së në fshatin Mateç.
 
Referatin mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike e paraqiti profesori i historisë Minir Ademi.
 
Për rëndësinë e Betejës së Mateçit folën edhe kryetari i SHVL të UÇK, Fazli Veliu si dhe ish ushtarë të UÇK-së. 
 
Manifestimi u pasurua edhe me program kulturo zbavitës, kurse të gjithë të pranishmit bënë edhe homazhe tek kompleksi i dëshmorëve në fshatin Hotël.
 
NEXHAT AQIFI