Botë

Tiranë, Meta zyrtarisht president i Shqipërisë

24.07.2017 19:11

Shqipëria, prej sot zyrtarisht me president të ri. Ilir Meta mori postin nga presidenti i deritanishëm, Bujar Nishani...

Me ceremoninë e betimit në Kuvendin shqiptar, presidenti i ri, Ilir Meta, zyrtarisht mori detyrën.

Pas betimit dhe fjalimit para deputetëve, Meta niset drejt Presidencës, ku bëhet pranim-dorëzimi mes presidentit të ri dhe presidentit të deritanishëm, Bujar Nishanit.

Pas dorëzimit të Kushtetutës pason edhe ekzekutimi i himnit kombëtar, i shoqëruar me 21 të shtëna topi, në parakalim të forcave të Gardës së Republikës.