Botë

Vuçiq: dialogu i brendshëm për Kosovën, vendimtar

24.07.2017 19:40

Dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për ardhmërinë e Serbisë dhe të popullit serb...

Dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për ardhmërinë e Serbisë dhe të popullit serb, deklaron presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Koha është që ne si popull të mos e fusim më kokën në rërë si struci dhe të provojmë të jemi më realë, të mos lejojmë të humbim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që e kemi, por edhe të mos presim që në duar do të na vijë edhe ajo të cilën qëmoti e kemi humbur”,- ka shkruar Vuçiq në një tekst autorial të botuar në gazetën Blic, në të cilin shprehet lidhur me çështjen se përse Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Vuçiqi, më tutje, ka vlerësuar se: “zgjidhja nuk qëndron në mitet dhe konfliktet tona, por nga ana tjetër nuk qëndron as në mohimin dhe tërheqjen nga të gjithë interesat tonë kombëtare dhe shtetërore”. “Për përparim të Serbisë është e domosdoshme të zgjidhet çështja e Kosovës”,- thekson presidenti serb.