Sportet e Tjera

KM Liria kampion shtetëror për kadet

07.06.2014 17:10

Klubi i mundjes Liria vazhdon me sukseset, duke dominuar plotesisht ne kete sport...

Klubi i mundjes Liria vazhdon me sukseset, duke dominuar plotesisht ne kete sport. Pas titullit te fituar ne kampionatin shteteror per senior, si dhe 'Margaritarin e Maqedonise' te cilin e fitoi Jasin Rexhallari, sot ne Shtip erdhi suksesi i ri, me titullin e fituar ne konkurrencen e kadeteve.
 
Djelmoshat e trajnerit Sedat Baftiu, dominuan ne shume kategori dhe ne fund me plote merite u shpallen kampion shteteror ne kete konkurenc, me gjithsej 56 pike te fituara. Ne vendin e dyte u rradhit ekipi vendas, Ballkaneci i Shtipit, me 16 pike me pak se kampioni, ndersa ne poziten e trete u ndal Buchimi i Radovishit.
 
Ndryshe, Liria arriti te shpallet kampion ne pese kategori te ndryshme, permes Elmedin Sejfullahut, Samir Rexhepit, Shaip Braves, Jasin Sejfulit dhe Minir Rexhepit. Pese mundes u ndalen ne poziten e dyte, ndersa tre te tjere fituan medalje bronzi, per ne fund me gjithej 13 medalje te fituara, titull mese te merituar.
 
Me kete sukses te ri, klubi i mundjes Liria, edhe nje here deshmoi se me pune mund te arrihet gjithcka, ndersa djelomshat e ri, deshmuan se jane ardhmeria e ndritshme e sportit dhe mundjes shqiptare ne vendin tone. 
 
MUSTAFA ADEMI