Zvicër, sulmuesi me sharrë elektrike plagos pesë persona
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve më rëndë, nga sulmi i një burri të armatosur me sharrë elektrike në Schaffhausen të Zvicrës...

Zona qendrore e qytetit të ndodhur shumë pranë kufirit me Gjermaninë është rrethuar nga policia që po kërkon intensivisht agresorin e larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoambulancat mbërritën me urgjencë, ndërsa mbi kokat e njerëzve atje fluturojnë helikopterë të policisë. Autoritet e sigurisë e përjashtuan, megjithatë që në fillim ekzistonte mundësia që sulmi të ketë sfond terrorist.
Shitore përreth janë mbyllur dhe banorët janë këshilluar të shmangin zonën e incidentit.
Policia e konfirmoi në një konferencë për shtyp se e njeh identitetin e agresorit, i cili ka hyrë i armatosur në një kompleks zyrash të qytetit historik, kryeqendra e kantonit zviceran me të njëjtin emër, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
