Sërish zjarr në afërsi të Splitit, qytetatë protestojnë

25.07.2017 10:12

Në rajonin e Rupotinës, në afërsi të Splitit, mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh....

Në rajonin e Rupotinës, në afërsi të Splitit, mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh, ndërsa sipas informatave të fundit ai është lokalizuar, shkruan gazeta "Sllobodna Dalmacija".

Mediumet lokale informojnë se zjarri mund të vërehej madje edhe nga disa pjesë të Splitit. Shuarja e zjarrit ishte vështirësuar për shkak të motit të lig.

Rreth një mijë njerëz mbrëmë dolën në protestë në Split për shkak të funksionimit të pakënaqshëm të sistemit për situata krizash, siç ishte zjarri i paadokohshlm ndërmjet Splitit dhe Omishit.

Protesta që u mbajt nën emrin "Spliti p-o digjet" ishte organizuar nga një nismë qytetare, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta në të cilat shkruante "Duam automjete zjarrfikëse", "Nëse zjarri nuk ua merr shtëpinë, atëherë atë do ta bëjë tatimi" dhe "Decentralizim".