Maqedoni
“Tregun ndërkombëtar” humanitarë
07.06.2014 17:26
Ushqime të cilat mbase si kemi shijuar ndonjëherë, specialitete tradicionale...

Ushqime të cilat mbase si kemi shijuar ndonjëherë, specialitete tradicionale, pije ekzotike ishin të servirura në stendet e vendosura në Qendrën Tregtare në Shkup.
Si vitet e kaluar ashtu edhe këtë vit “Qendra Mirëserdhe Maqedoni “ sëbashku me Ambasadat dhe sektorin joqeveritar organizojnë “Tregun Ndërkombëtar”, ku kalimtarët e rastit në të njejtën kohë mund të provojnë ushqimet e vendeve të ndryshme me cmim simbolik dhe të marrin pjesë në aksionin humanitar.
“Qëllimi është që të ngrisim vetëdijen e qytetarëve të Maqedonisë që të mendojmë për fëmijët e varfër, fëmijët në rrugë, fëmijët pa familje , fëmijët në institucione dhe spitale, grupet e margjinalizuar, kjo është ajo të cilën duam ta arrijmë me këtë ngjarje”, shprehet Marina Mlladinova Vramcevska Organizatore e manifestimit.
Në mesin e kuzhiniervë vendas dhe të huaj në stenda ushqime ofronin edhe ambasadorët në vend.
“Në mënyrë simbolike pretentojmë të solidarizohemi me popullin e Maqedonisë të cilët e shprehën dozën e lartë të humanizmit dhe solidaritetit për popullin në Bosnjë gjatë përmbysjeve”, shprehet Ambasador i Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, Zdravko Begoviq.
“Ju mund të provoni shije të ndryshme si tiramisu dhe ushqime të tjera italiane, janë shumë të shijshme dhe vinë nga krahina të ndryshme”, shprehet Ambasador i Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe fëmijë të talentuar të cilët pikturonin.
Parat e grumbulluara në tregun ndërkombëtar do të donohen për fëmijët me nevoja të posacme.
Vitin e kaluar parat e fituara u donuan për Qendrën për fëmijët me sindromin daun, ndërsa 2 vite më parë u ndan për fëmijët e shkollës “Idnina”.
RINA TURKESHI-SAHITI
