Nesër pa rrymë disa pjesë të Karposhit, Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës

25.07.2017 11:13

Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë.....

Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Karposh, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë.

Prej orës 9:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e rr. "Nikolla Rusinski", prej orës 9:00 e deri në orën 15:00 një pjesë e fshatrave Koliçan i Poshtëm, Gaber dhe Pagarushë, prej orës 9:00 deri në orën 14:45 një pjesë e fshatrave Brazda dhe Glluvo dhe prej orës 8:00 - 14:00 një pjesë e rr. "Prashka" - numrat çift prej nr.4 deri nr.26.