Vuçiç, Serbia pro dialogut të brendshëm me Kosovën

25.07.2017 12:21

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia....

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia duhet të nisë dialogun e brendshëm për zgjidhjen e asaj që ai quajti "nyja gordiane" e Kosovës, në mënyrë vendi të që të ecë përpara dhe telashet të mos u mbeten gjeneratave të ardhshme.

Ai ka bëre thirrje për zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes,  e cila mund të kërkojë sakrifica.

"Është koha që si popull, të mos e fusim kokën në rërë si struci por të provojmë të jemi realist, të mos i lejojmë vetes që të humbim apo t'i dorëzojmë dikujt atë që e kemi, si dhe të mos presim që të na vijë në duar ajo që e kemi humbur kaherë", - është shprehur presidenti serb Vuçiç.

Ai tha se çështja kërkon një përgjigje të përhershme, dhe që përjashton konfliktin, çka sinjalizon më së fundmi se Serbia po ndërgjegjësohet për pranimin e ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës.