Trump, stop programit për mbështetjen e rrebelëve sirianë

25.07.2017 12:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thene se i ka dhënë fund programit për mbështetjen e rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pasi ai ka qenë "masiv, i rrezikshëm dhe i kotë".

Deklarata e Trumpit vjen pak ditë pasi gjenerali Tony Thomas, udhëheqës i operacioneve speciale të SHBA-së, ka konfirmuar se operacioni katërvjeçar ka përfunduar, por ka mohuar se vendimi është marrë për të qetësuar Rusinë, e cila mbështet Assadin.

Këtë muaj, SHBA dhe Rusia janë pajtuar për krijimin e zonave të sigurta në jug të Sirisë.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka miratuar programin sekret për rebelët sirianë në vitin 2013, pasi grupet e opozitës kanë kërkuar mbështetje nga jashtë në kryengritjen e tyre kundër Asadit.