Izraeli i heq detektorët nga vendi i shenjtë, Jeruzalemi
25.07.2017 13:00
Izraeli tha se do të heqë detektorët metalikë, të vendosur në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem....

Izraeli tha se do të heqë detektorët metalikë, të vendosur në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem.
Detektorët kanë zemëruar myslimanët dhe kanë çuar në dhunë, që ka rezultuar me vrasjen e së paku tetë personave.
Izraeli i ka vendosur detektorët metalikë më 21 korrik në hyrje të kompleksit të xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem, pas vrasjes së dy policëve më 14 korrik.
Vendi konsiderohet i shenjtë edhe nga myslimanët, edhe nga hebrenjtë.Shumë palestinezë kanë refuzuar të kalojnë nëpër detektorë, duke u falur në rrugët jashtë portave.
