Maqedoni
Mojsiu: Presidenti në shërbim të gjith qytetarëve
07.06.2014 17:31
Pavarësisht nga bindjet fetare dhe përkatësit kombëtare presidentët duhet të jenë burim I paqës...

Pavarësisht nga bindjet fetare dhe përkatësit kombëtare presidentët duhet të jenë burim I paqës, mirëkuptimit dhe bashkjetesës porositi në Shkupi ish presidenti I Shqipërisë Alfred Moisiu.
Sipas tij, përgjegjësi që mbajnë mbi shpatulla qoftë edhe morale nëse bën dhe flet ndryshe bie ndesh me opinionin që krijohet.
“Njerëzit pavarësisht nga bindjet e ndryshme politike që kanë të bëhen dakord që të kontribuojnë për vendin e tyre për njerëzimin, mirëkuptimin, të paqës dhe të bashkjetesës. Kjo është me rëndësi sepse fundi I fundit jemi njerëz, të zotit pavarësish nga pikpamja fetare dhe pavarësisht nga preardhja kombëtare e gjithësejcilit fundi I fundit, e kemi për detyrë ti shërbejmë njerëzimit, ti shërbëjmë popullit tonë, me qëllim që armiqësit e vjetra të bien sa më posht e më poshtë”, shprehet ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu.
Sipas Moisiut nuk mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropiane me inatet e vjetra të njerit-tjetrit përkundrazi ajo do na kthente pas, ndaj duhet të bazohemi në vepra konkrete.
“Sepse kemi pretendim të hyjmë në Evropë sidomos ne Ballkanasit, nuk mund të hyjmë duke I pasur inatet e vjetra njëri me tjetrin, duhet ti lëmë pas ato, por ti lëmë pas sinqerisht jo me fjalë, me vepra”, shprehet ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu.
Ish presidenti Moisiu këto komente I bëri pas pjesmarrjes në aktivitetin mbi lutjet, të organizuar nga Shoqata “Boris Trajkovski”, e cila mbahet prej vitit I 2003. Sipas tij, veprat e Trajkovski le të jenë një mësim për presidentët e rradhës në Maqedonisë pasi edhe pas vdekjes së tij ai vazhdon të ketë peshë të madhe dhe të jetë burim I bashkjetesës dhe tolerancës ndëretnike.
RINA TURKESHI-SAHITI
