Gjykata e Apelit: Nuk ka paraburgim për ish-ministren Kançevska, Gjykata Supreme: Pritet vendimi për paraburgimin e funksionarëve të DSK-së
Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska.....

Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska, mbetet në liri, por pa pasaportë, pasi Gjykata e Apelit refuzoi ankesat e PPS-së.
Të akuzuarve, në mesin e të cilëve është edhe ish-ministrja e Kulturës, Kançevska Mileska, Gjykata Penale në rastin “Tender” ua ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e kujdesit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, si dhe paraqitjen në gjykatë.
Poashtu Gjykata e Apelit edhe zyrtarisht publikoi vendimet rreth ankesave për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata Penale për të akuzuarit në rastin e ngritur nga PPS “Ttianik” për parregullsi zgjedhore. Apeli ka refuzuar të dërgojë në paraburgim ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin, ish-ministrat: Mile Janakieskin, Gordana Jankullovskën, Martin Protogjerin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovskin. PPS kërkonte paraburgim si masë për sigurimin e pranisë dhe të pamundësohej ndikimi ndaj dëshmitarëve apo të akuzuarve të tjerë.
Edhe Gjykata Supreme duhet të vendos për paraburgimin e funksionarëve të DSK-së, Goran Grujovskin, Toni Jakimovskin dhë Nikolla Boshkovskin. Afati prej 48 orëve ka startuar dje, kur edhe Gjykata Supremë kompletoi lëndët, por për shkak të mungesës së një gjykatësi, Këshilli Penal pesëanëtarësh do të mblidhet sot. Njeriu i parë i Supremes, Jovo Vangellovski, thotë së nuk është lëndë për të cilën mund të vendoset shpejtë.
“Seanca do të fillojë, ndërsa kur do të mbarojë është çështje tjetër. Nuk është diçka që mund të punohet për dy-tre ditë, ka edhe kohë të mjaftueshme që të rishikohen mirë të gjitha ankesat, përgjigjet e ankesave, dëshmitë, por kur do të përfundojë, opinioni do të informohet për vendimin”,- ka bërë të ditur Vangellovski.
Ish-kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish-shefi i kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski, dhe ish i punësuari në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski, në rastin “Target” dhe “Fortesa” akuzohen për asgjësimin e mjeteve për përgjim pranë DSK-së. (Sanije Duraku, TVM2)
