Volker: Uashingtoni mund t’i dërgojë armë Ukrainës

25.07.2017 15:33

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës.....

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës, Kurt Volker, ka deklaruar se Uashingtoni është duke shqyrtuar dërgimin e armëve për forcat qeveritare të Ukrainës që luftojnë separatistët pro-rusë.

Volker i tha BBC-së se armatosja e tyre mund të ndryshojë qasjen e Moskës në ish-republikën sovjetike.

“Armët mbrojtëse, ato që do t’i mundësonin Ukrainës të mbrojë veten dhe të nxjerrë tanke për shembull, do të ndihmonin për të ndalur kërcënimin e Rusisë ndaj Ukrainës”,- tha Volker.

Sipas tij, vendosja e paqes në lindje të Ukrainës kërkon “dialog të ri strategjik me Moskën”. Volker, ish-ambasador i ShBA-së në NATO, ka vizituar pjesën lindore të Ukrainës më 23 korrik.

Ai është emëruar këtë muaj përfaqësues i posaçëm i Uashingtonit në negociatat për zgjidhjen e konflikt në Ukrainë.