Komiteti i Helsinkit: Të inspektohet puna e Këshillit Gjyqësor
Nevoja e kthimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatave.....

Nevoja e kthimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatave dhe para së gjithash besimit të qytetarëve tek gjyqësia, është nevojë imediate.
Kështu vlerëson Komiteti i Helsinkit, sipas të cilit në këtë periudhë tremujore do të ketë përforcim të kompetencave të Këshillit Gjyqësor si organ që duhet të mbrojë pavarësinë e gjyqësisë. Po ashtu duhet të miratohen ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, ku do të përcaktohen edhe kriteret për shkarkim. Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor është para deputetëve dhe së shpejti do të jetë në rend dite, andaj Komiteti i Helsinkit thotë se do të dërgojë edhe raportet e viteve të kaluara, me qëllim që të shihet puna e Këshillit Gjyqësor në të kaluarën.
“Aspekti i përgjegjësisë i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe për atë se çfarë kanë bërë dhe nuk kanë bërë deri më tani, nëse kemi të bëjmë me ndërprerjen e këshillit për fakte, anëtarët e Këshillit Gjyqësor ishin në grupet e punës gjatë formimit të këtij organi dhe më pas atë e stoponin. Kishin kompetenca edhe të mbrojnë pavarësinë e gjykatësve dhe asnjëherë nuk e bënë, përveç në rastet kur PPS fillonte procedura”,- deklaroi Mirosllav Jadranski nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë sektori i gjyqësisë mbetet në rekomandime, por për këtë nuk janë të nevojshme ndryshime në Ligjin e gjykatave.
“Ekzistojnë dispozita në kodin zgjedhor në të cilat thuhet se kolegjiumi i gjykatësve mundet të vendos se ekziston nevoja për formimin e një sektori të veçantë nëse rritet vëllimi i punës. Nga kjo konsiderojmë se ky rekomandim duhet të mbetet dhe të implementohet edhe nga Gjykata”,- tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Po ashtu sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Penale duhet të respektohen kriteret e profesionalizmit dhe besimit të opinionit tek ai gjykatës që do të zgjidhet. (Flutura Latifi, TVM2)
