Maqedoni

VMRO-DPMNE: PPS t’i shkatërrojë materialet e përgjuara

25.07.2017 17:00

VMRO-DPMNE ka ftuar Prokurorinë Speciale që të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë...

VMRO-DPMNE ka ftuar Prokurorinë Speciale që të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë pa përjashtim në procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialeve të krijojë procesverbal.
 
“Mosshkatërrimi dhe ruajtja e tyre, posedimi dhe shfrytëzimi paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është e dënueshme me ligj. Ata thjeshtë mund të përdoren për shantazhim të qytetarëve dhe biznesmenëve”,- deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas tij, PPS është instrument i Lidhjes Socialdemokrate për presion ndaj VMRO-DPMNE-së dhe për krijimin e materialeve me të cilat do të nxihet udhëheqësia e kësaj partie.
 
Objektiv i PPS-së është vetëm një parti politike dhe qindra njerëz nga VMRO-DPMNE, theksojnë nga partia e Gruevskit.  
 
GAZMEND KURTISHI