Maqedoni
Në USHKM hapet drejtimi studime familjare
07.06.2014 17:38
Këshilli mësimdhënës pranë fakultetit filozofik në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi...

Këshilli mësimdhënës pranë fakultetit filozofik në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, miratoi propozimin për hapjen e programit studimor studimet familjare. Ky drejtim i ri u mundëson studentëve të punojnë në perforcimin e vlerave te familjes qe do të krijonte te ardhme pozitive për shoqerinë.
“Studimet familjare paraqesin program te ri studimor, ku këtë vit është paraparë të regjistrohen 50 studentë dhe ky program studimor do të përcjell trendet bashkëkohore për përkujdesje ndaj familjes dh trajtimin e familjes si institucion me vlera të mirfillta”, shprehet perfaqsuesja e dekanit Anica Dragovic.
Familja bashkëkohore ngërthen në vete disa trende negative siç janë moslidhja formale e kurorës, rritjen e numrit te divorceve, pakësimin e numrit të lindjeve. Mësimi i kësaj lënde do te ndikontë në parandalimin e këtyre pasojave vlerësojnë sociologët.
“Moslidhja formale e kurorën ndikon që në të ardhmen të ketë divorce më të mëdha andaj ne vendin tonë ekzistojnë kësi lloj tendencash dhe fatëkeqësisht ka pasoja në brezin e ri”, shprehet sociologja Emil Sulejmani.
Por ai mbështet transformimin prej familjes tradicionale në atë bashkëkohore.
“Ne duhet gradualisht të kalojmë prej familjes tradicionale në atë bashkëkohore sepse tendenca bashkohore impertivi i kohës e dikton këtë”, shprehet sociologja Emil Sulejmani.
Studime të tilla deri më tani ka në Universitetet e SHBA-ve ku të diplomuarit mund të punojnë në agjensione për planifikimin e familjes, por edhe si edukatorë për jeten familjare.
FLUTURA LATIFI
