Maqedoni
Boban Iliq, tani i kërkon falje familjes së Almirit
25.07.2017 17:50
Në Gjyqin Themelor të Kumanovës ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin “Almiri”...

I akuzuari i këtij rasti, Boban Iliq, sot ka ndërruar deklaratën e tij dhe para trupit gjykues, duke ardhur në kundërshtim me atë që e ka deklaruar para prokurorit publik, tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe u ka kërkuar falje familjarëve të Almirit, me arsyetim se nuk ka pasur për qëllim të shtyp me makinë as familjen e Almirit e as dikë tjetër.
“Nga ajo që mund të konkludohet, i akuzuari, që normalisht edhe përpiqet ta shmang dhënien e dëshmisë së vërtetë për dallim nga ajo çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pakontestueshme është se mund të konkludohet se tërë kohën është konfuz, i paqartë dhe tërë kohën mundohet ta mohojë atë që e ka kryer”,- deklaroi tha avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq.
“Sot procedura hyri në një fazë serioze, ku i akuzuari Boban Iliq e dha deklaratën e vet, e cila ishte në kundërshtim të plotë me deklaratën që i njëjti e ka dhanë para prokurorit publik, ky ndryshim ka të bëjë me marshutën e lëvizjes së makinës së vet me të cilën ai në këtë fazë të mbrojtës së vetë pretendon të eliminojë elementet e dashjes për të kryer veprën penale dhe të mbështesë strategjinë e mbrojtjes së tij gjoja se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e frikës”,- deklaroi avokati mbrojtës, Ibraim Bajrami.
Seanca e radhës është caktuar për më 4 gusht.
NEXHAT AQIFI
