Maqedoni

Më 23 dhe 24 qershorë regjistrimi në shkolla të mesme

07.06.2014 17:43

Regjistrim në drejtim të përgjithshëm të gjimnazit, apo nëpër shkollat e mesme profesionale!?

Regjistrim në drejtim  të  përgjithshëm të gjimnazit, apo nëpër shkollat e mesme profesionale!?  
 
Kjo është dilema e zakonshme, e cila gjithmon u  paraqitet semimaturantëve para regjistrimit të tyre në shkollat e mesme. Në prag të regjistrimeve më 23 dhe 24 qershor, semimaturantët vazhdojnë praktikën e  viteve të  kaluara, ti  pëlqejnë  drejtimet, ekonomike, gjimnazin  dhe mjekësinë.
 
Arsyet për këtë fenomen, shprehen nxënësit për TVM-2, janë tek shoqeria e tyre, e cila në përgjethësi, pas përfundimit të shkollës së fillore, orientohet  në gjimnaz.
 
“Të gjith shoqerinë që e kam, atje do të shkojn,  prandaj edhe unë vendosa për te Zef Lush Marku”, shprehet nxenesi.
 
“Pas përfudimit të gjimnazit mund të  regjistrohem në cilin  doqoft fakultet. Jam aty sepse të gjithë shokët i kam në gjimnaz”, shprehet nxenesi.
 
Nxënësit të  pakt, që tashmë ndjekin mësimin në drejtimet profesionale, për TVM-2  shprehen të kënaqur nga përzgjedhjen e tyre. Ata thonë, se para se të orientohen në këto drejtime profesionale, janë  konsultuar  paraprakisht edhe  me prindërit e tyre.   
 
“Për të ardhur në këtë shkollë më kanë sugjeruar prindërit ,sepse është një shkollë me profesion, edhe pse pak persona janë regjistruar këtu, por kjo shkollë ka praktikë, dhe mendoj të vazhdoj me punë pas shkollës”, shprehet nxenesi.
 
“Më shumë më kanë tërhequr lëndet e komunikacionit edhe drejtimi  në të cilin jam regjistruar  dmth. transport dhe shpedicion”, shprehet nxenesi.
 
Konkursi i fundit për registrimin e nxënësve është harmonizuar sipas nevojave  të tregut të punës, e cila në përgjithësi  është në shkollat e mesme profesionale.
 
Në konkrusin e  shapllur për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme shtetërore në vitin shkollor 2014 -2015  ka gjithsej 35 mijë e 195 vende të lira. Thirjet e drejtorëve të shkollave të mesme  janë të shumta, për tu regjistruar në shkollat e mesme profesionale.
 
Praktika deri para një viti, ka dëshmuar se më pak interes tek nxënësit ka pikerish për këto drejtime edhe pse janë deficitare.
 
Zëvendes drejtori i shkollës së mesme e autotrafikut,”Boro Petrushevski” Zeqiria Zeqiri,  thotë se, interesimi për drejtimet profesionale është në nivelin mesatarë, edhe pse, thotë ai, viteve të fundit vërehet një rritje e vogël, në  këtë aspekt.  
 
“Interesimi nuk është edhe aq i lart, por edhe nuk është edhe aq ulët, dmth diku mesatarisht. Unë mendoj se nxënësit duhen të orientohen nëpër shkollat profesionale sepse vetëm nëpër shkollat profesionale mund të gjejn  nesër vetëvetën.Në qofë të se, nuk regjistrohen në fakultet pra, mund të punësohen me këto drejrtime, mund të aktivizojnë jetën e përgjithshëme.Unë mendoj se sikur se vitete e kaluara, edhe këtë vit pak shumë kemi bërë një lloj marketingu nëpër gjitha shkollat fillore, sidomos jemi të falëmendëruar edhe kanalit të TVM-2 dhe mendoj se ardhmja e nxënësve është tek shkollat profesionale,sepse vetëm aty mund të gjejn vetëvetën”, shprehet zëvendes drejtor i  QSHA, Zeqiria Zeqiri
 
Paraqitja e nxënësëve do të jetë në dy afate, qershor dhe gusht. Rezultatet  nga regjistrimi i  parë do të publikohen më 25 qershor, ndërsa regjistrimet e tjera, do të mbahen më 30 qershor, 1 korik dhe 21 gusht.
 
REXHEP QAMILI