Parashikimi i motit

26.07.2017 09:17

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare....

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21, ndërkaq e ditës prej 29 deri 36 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, kohë pas kohe vranësirat do të shtohen dhe do të ketë dukuri lokale të shiut dhe bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 20 gradë ndërkaq e ditës deri 35 gradë celsius.