Shkupi shënon përvjetorin nga tërmeti katastrofal i vitit 1963

26.07.2017 09:30

Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofik në vitin 1963....

Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.

Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43.

 Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50.000 metrash katror. Nga goditja u rënuan 15.800 banesa, ndërkaq u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë. 

Nga tragjedia në Shkup i shqetësua dhe u angazhua mbarë bota. Kryqi i Kuq ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave nacionale të organizojnë ushqim për fëmijët e Shkupit. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim të gjitha parlamenteve dhe qeverive të ndihmojnë në riparimin e qytetit. organizatat humanitare në shumë vende iu qasën grumbullimit të ndihmave për Shkupin.

Kështu Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara menjëherë pas katastrofës ndërmorën aktivitete që në mënyrë planore dhe afatgjate t’i ndihmohet qytetit të shkatërruar.

Më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ofrim të ndihmës për Shkupin.

Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, unanimisht miratoi Rezolutë për ofrim të ndihmës qeverisë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit.