Shkupi kandidat për "Kryeqytetin evropian të kulturës"

26.07.2017 10:23

Me ekspozita të fotografive dhe instalacioneve, si dhe me projeksion të filmit dokumentar....

Me ekspozita të fotografive dhe instalacioneve, si dhe me projeksion të filmit dokumentar, sonte në Qendrën rinore kulturore fillon projekti "Kryeqyteti evropian i kulturës".

Qëllimi i projektit, i cili do të zgjasë deri më 4 gusht, është të stimulojë dhe mbështesë zhvillim kulturor të qytetit të Shkupit dhe t'i ndërlidhë prëfaqësuesit e të gjitha institucioneve të kulturës së bashku të përgatiten për përpunimin e një programi të hollësishëm, origjinal dhe konkurrues deri në terminet e ardhshme për aplikim për titullin "Kryeqyteti evropian i kulturës".