Policia izraelite plagosi 13 palestinezë afër Al-Aksës
Së paku 13 palestinezë janë lënduar të martën mbrëma kur policia izraelite...

Së paku 13 palestinezë janë lënduar të martën mbrëma kur policia izraelite qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Besimtarët kryen lutjen e mbrëmjes kur policia intervenoi në njërën nga hyrjet e xhamisë, që është eskalimi i fundit i dhunës që kur autoritetet izraelite vendosën masat e reja të sigurisë në këtë vend vend të shenjtë për muslimanët.
Kriza eskaloi javën e kaluar kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit Al-Aksa, ndërsa gjithçka rezultoi me një rrëmujë të përgjithshme në të cilën u lënduan më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.
Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa.Pas kritikave dhe trysnisë ndërkombëtare, autoritetet izraelite të hënën mbrëma vendosën të heqin detektorët e metalit në hyrjet e xhamisë Al-Aksa.
Në njoftimin e këshillit izraelit të sigurisë theksohet se detektorët e metalit do të zëvenedësohen me teknologji të avancuar, gjegjësisht me masa tjera avancuese.
