BDI dhe VMRO konfirmojnë emrat e ministrave
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar emrat e ministrave të rinj, të cilët sot u aminuan edhe nga ana e Këshillit të Përgjithshëm partiak...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar emrat e ministrave të rinj, të cilët sot u aminuan edhe nga ana e Këshillit të Përgjithshëm partiak. BDI në qeverinë e re edhe më tej do të mbajë resorët që ka pasur der më tani, përveçMinsitrisë së mbrojtjes e cila do të zëvendësohet me atë të Arsimit.
Musa Xhaferi edhe më tej mbetet zv/kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Fatmir Besimi për çështje evropiane. Ish ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi tani e tutje do të udhëheq me ministrinë e Arsimit, derisa Lirim Shabani nga Kumanova do të udhëheq me Pushtetin Lokal.
Adnan Jashari, në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Bekim Neziri nga Fondi Pensional do të emërohet Ministër i Ekonomisë në vend të Valon Saraçinit. Kurse ministrin e Ekologjisë do t’a drejtoj Nuran Izairi. Pasi BDI heqë dorë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministri i deri tanishëm Talat Xhaferisic mësohet se do të jetë koordinator I grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.
Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së gjith ashtu ka vendosur edhe për përbërjen e kryesisë partiake, e cila kësaj radhe është rritur nga 21 antarë në 33. Sadulla Duraku do të jetë nënkryetar i ri i BDI-së, ai vjen në vend të Gëzim Ostrenit. Nenkryetarë vazhdojnë të mbeten Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta.
Sekretar i përgjithshëm i partisë mbetet Abdilaqim Ademi, sekretar organizativ Hazbi Lika, ndërsa Tahir Hani emërohet sekretar për zbatimin e politikave të BDI-së.Edhe organet partiake të VMRO-DPMNE-së po debatojnë për emrat e minitrave, megjithse nuk priten ndryshime të mdha.Mandatari Nikolla Gruevski pritet që gjat ditës së nesërme kur është edhe afati I fundit, ti dorëzojë kuvendit emrat me kabinetin e ri dhe programin qeveritarë.
AFRIM TANALLARI
