Zjarre massive në zonat turistike në Francë

26.07.2017 11:35

Mbi 10.000 banorë janë evakuuar natën e kaluar....

Mbi  10.000 banorë janë evakuuar natën e kaluar nga disa pjesë të qytetit francez Marsej, për shkak të zjarrit të madh të pyjeve i cili e kaploi rajonin e njohur turistik të Brigjeve Azure.

Një përfaqësues i brigadës lokale të zjarrfikësve informoi se urdhri për evakuim është sjellë pasi zjarri është afruar deri tek shtëpitë dhe vilat e para në qytet.

Autoritetet në rajonin francez Brigjet Azure dje kumtuan se këtë sezon veror zjarret në Francën juglindore deri më tani i kanë shkatërruar mbi 3.000 hektarë sipërfaqe, ndërsa janë evakuuar banorët e disa dhjetëra objekteve banesore.

Zjarret janë pasojë e motit të nxehtë dhe të thatë që e kaploi Francën jugore kësaj vere.