Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, Rubin: Hap pozitiv për Ballkanin
Nënshkrimi i Marrëveshjes për marrëdhëniet ndërfqinjësore....

Nënshkrimi i Marrëveshjes për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap pozitiv përpara për Ballkanin, ka thënë ambasadori i ShBA-së në Sofje, Eric Rubin, pas takimit që pati me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.
Ambasadori amerikan në Bullgari ka deklaruar se paraprakisht ka realizuar takim me kryeministrin bullgar, me ç’rast duke mbështetur planet për nënshkrimin e marrëveshjes me Maqedoninë, ka thënë se ky është një hap pozitiv përpara për Ballkanin.
Sipas Agjencisë së lajmeve BTA, Rubin ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm përpjekjet e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë për të nënshkruar këtë marrëveshje.
"Gjithashtu mbështesim edhe përparimin e Bullgarisë dhe Greqisë për realizimin e projektit interkonektues, projekt i cili është shumë i rëndësishëm për diversifikimin e energjisë në Evropë",- ka shtuar Rubin.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin vizionin e Bullgarisë gjatë presidencës me BE-në, që fokusin e saj ta përqendrojë në Ballkan, me çka, sipas tij, Sofja mund të luajë një rol kyç.
